Skip to content

Rama nxjerr pamjet nga montimi i dronëve Bayraktar: Do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Ditën e sotme (4 mars) do të inagurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë dhe në ceremoninë e hapjes së saj do të bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga montimi i drovëve.

“Disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë”, shkruan Rama.

“”