Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Peqin, përfshihen katër automjete. Dy persona të lënduar

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (5 mars) në aksin Elbasan – Peqin, saktësisht në Pajovë.

Në këtë aksidenti sipas burimeve jo zyrtare janë përfshirë të paktën katër automjete, nga të cilët tre janë furgonë dhe një trailer, raporton gazetari Fatmir Popja.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, por dyshohet se lagështia në rrugë mund të një prej shkaqeve.

Automjetet e përplasura kanë pësuar pjesërisht dëme, ndërsa  kanë mbetur të lënduar dy persona.

Si pasojë e këtij aksidenti, aksi rrugor është bllokuar.

“”