Skip to content

I riu godet të moshuarin në mes të rrugës në Vlorë, dy dyshimet kryesore

5e84f7ec 2fc2 44a5 917b 7f5fd0d93843

Një person, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor apo ka qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka dhunuar një të moshuar në Bulevardin Vlorë-Skelë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara duket një person që kryen fillimisht lëvizje të çuditshme në trotuar dhe më pas shkelmon me këmbë një të moshuar që po ecte përpara tij, duke e plasur në tokë.

Policia ka identifikuar personin dhunues dhe e ka shpallur në kërkim./