Mëngjesin e sotëm (6 mars) një ngjarje e rëndë u regjistrua në Çukas  të Fier- Shaganit, ku sherri mes dy vëllezërve përfundoi në përdorimin e armës dhe sëpatës.

Ka qenë vëllai i madh, Nazif Musai 70-vjeç ai që ka qëlluar i pari me armë vëllain e tij  57-vjeçar, ndërsa ky i fundit është përgjigjur duke e goditur më sëpatë e kosore.

Mësohet se 57-vjeari ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë të lehta, e po ashtu është transportuar me ambulancë.

Sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim, raporton News24.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re