Si pasojë e konflikti mes dy bashkëmoshatarëve, njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur në spital me një plagë në bark.

Policia njofton se një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Adoleshenti tjetër është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re