Frymëmarrja është refleks – një veprim automatik, jetësor që na mban gjallë.

Por truku i thjeshtë i ndryshimit të frymëmarrjes mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj dhe të lehtësojë të gjitha llojet e shqetësimeve, sipas Stuart Sandeman, trajner transformator i frymëmarrjes dhe themelues i Breathpod, transmeton lajmi.net.

“Shumë njerëz marrin frymë në modele të cekëta dhe të ngushta, duke kufizuar sasinë e oksigjenit që deponohet në qelizat e trupit”, shpjegon ai.

Si rrjedhojë, ai ka rekomanduar disa prej teknikave që iu ndihmojnë juve që përmes frymëmarrjes të keni gjendje më të mirë shëndetësore, mendore dhe emocionale.

Dr Andrew Weil nga Universiteti i Arizonës, i cili mëson teknikën “4-7-8”, e përshkruan atë si “një qetësues natyral për sistemin nervor” dhe premton se do t’iu ndihmojë të flini brenda minutave.

Ja se si ta bëni këtë: Mbani majën e gjuhës suaj mbi pjesën e indeve vetëm mbi dhëmbët e sipërm, duke e lëshuar frymën me forcë përmes gojës, që përcjellet me tingullin “whoosh”. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re