Skip to content

Atentati në Itali la të vdekur një shqiptar dhe plagosi tre të tjerë! Momenti i të shtënave në lokal, njerëzit e panikosur futen poshtë tavolinave

B7A49E47 06AC 4A5D 986C A74C9702C5AD

Të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Itali, në një lokal të mbushur me njerëz ka shkaktuar panik tek këta të fundit.

Menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat janë panikosur dhe kanë tentuar të futen poshtë tavolinave si e vetmja rrugë për tu mbrojtur.
Në pamje dëgjohen disa të shtëna, teksa shihet se lokali ka qenë i mbushur plot me njerëz.

Personi që shihni më poshtë është Mikea Zaka, 23-vjeçari shqiptar i arrestuar si autor i ngjarjes mbrëmjen e djeshme në “Shake bar” në via Aldo Moro në Frosinone që i kushtoi jetën bashkatdhetarit 27-vjeçarit Kasen Kasmi, i njohur ndryshe me emrin Carletto, dhe la të plagosur tre të tjerë, gjithashtu shqiptarë.

Mediet italiane raportojnë se viktima me një nga të plagosurit është vëlla, gjithashtu vëllezër janë me njeri-tjetrin edhe dy nga të plagosurit e tjerë.
Policia ka ushtruar kontrolle në makinën “Lancia Y”, e cila me sa duket ishte përdorur nga i riu shqiptar për të vrarë Kasën në rrugën “Aldo Moro” mbrëmjen e së shtunës. Po ashtu, ai ka përdorur edhe një makinë e dytë.