Skip to content

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplaset me karburantin! Katër të plagosur, dy në gjendje të rëndë

a 35

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e  sotme afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës. Një makinë e cila lëvizte tej normave të lejuara, është përplasur me një pikë karburanti.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar katër personat që ndodheshin brenda në mjet, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë mësohet se shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.