Skip to content

Korabi – Tomori, beratasit humbin miqësoren e ‘’maleve’’

Tomori ka humbur sot miqësoren e dytë të janarit, luajtur në Durrës përballë Korabit, skuadër që militon në grupin A të Kategorisë së Parë. Kështu pas miqësores së luajtur në mesjavë ndaj Albpetrolit tekniku Dule ka zgjedhur të luaj sërish edhe në fundjavë dhe këtë herë me një skuadër që luan në të njëjtën kategori pavarsisht se në grupin A, ne kompleksin “Olimpic” në Durrës.

Ndeshja është vendosur në vetëm 10 minutat e fundit të saj kur janë shënuar edhe tre golat. Për dibrabët është Karaj që shënon të dy golat ndërsa nigeriani i Tomorit Ogbodike vendos barazimin e përkohshëm.

Pavarsisht humbjes në faqen zyrtare të klubit beratasit tregojnë se skuadra është në ecuri të mbarë të përgatitjeve për rifillimin e sezonit. Sipas tyre humbja ka ardhur për shkak të dy episodeve të lidhura me gjykimin në favor të dibranëve.

Tekniku Dule e ka nisur ndeshjen me formacionin 4-4-1-1 duke preferuar në kulmin e sulmit shkodranin e afruar në këtë merkato nga fillimi, Galicën. Ndërsa në mungesë të Becit është preferuar mbrojtësi guineas Dore. Gjatë pjesës së dytë janë hedhur në fushë edhe futbollistët e tjerë që kishin udhëtuar me skuadrën.

Interesante në këtë miqësore ishte edhe emërtimet e dy skuadrave që simbolizojnë emra malesh edhe këtë herë Korabi tregon se është më i lartë se Tomori./Berati.TV

Korabi 2-1 Tomori

Shënues: Karaj 80’, 89’/ Ogbodike 82’

Korabi: Birja, Dida, Doçi, Koçi, Osmani, Kalluci, Karaj, Raza, Lika, Reçi, Skuka. Tr. D. Bubeqi(u aktivizuan: Mehidri, Lala, Trimi, Bogdani, Muça, Haka, Disha, Gjediku)

Tomori: Kaloshi, Paja, Dore, Mujkiç, Shaqe, Sharavolli, Kumani, Koleci, Dervishi, Drabo, Galica. Tr. S. Dule(u aktivizuan: Hadaj, Tusha, Gjonaj, Frajdej, Ogbodike, Mahmutaj, Dyca)