Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur mbi 9000 masa administrative përgjatë një jave.
Shumica e masave të vensoura janë për qëndrim të gabuar dhe për tejkalim shepjtësie.
Gjithashtu gjatë javës që lamë pas, 4 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për 4 të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje.
Masat Administrative
9,389 masa të vendosura gjatë javës, konkretisht:
59 masa për xhama të zinj;
605 masa për tejkalim shpejtësie;
188 masa për parakalim të gabuar;
226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
322 masa për mos vendosje rrip sigurimi;
140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;
411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;
34 masa ndaj këmbësorëve;
6 268 masa për qëndrim të gabuar;
1 515 masa të ndryshme.
Pezullime dhe bllokime
1 rast për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;
2 raste për shkelje të tjera;
8 automjete janë bllokuara (për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni)



