Skip to content

EMRI/ Qarkullonte me “Audi” të blinduar, bllokohet automjeti në Shkodër, gjobitet drejtuesi

WhatsApp Image 2024 03 17 at 5.22.06 PM

Blutë e Shkodrës kanë ndaluar një automjet të blinduar. Raportohet se automjeti drejtohej nga Leonard Gjeka dhe gjatë verifikimeve është konstatuar se ky i fundit nuk ishte i pajisur me autorizim përkatës.

“Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ka gjobitur drejtuesin si dhe ka bllokuar automjetit tip “Audi”. Po ashtu do nisin procedurat e konfiskimit.//