Dy të rinj shqiptarë humbën jetën dhe një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Tor Vergata pas një aksidenti tragjik rreth orës 22:30 të së shtunës në Via Casilina , në zonën e Segnit.
Mjeti tip BMW ku udhëtonin viktima dhe i plagosuri kishte dalë nga rruga, duke përplasur me pemët dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Makina, që vinte nga Anagni (Frosinone), po udhëtonte në Casilina me shpejtësi marramendëse me rreth 200 kilometra në orë, kur goditi bordurën me anën e majtë dhe më pas “fluturoi” duke u përplasuyr me pemët pas rreth 50 metrash.
“U ngrit nga toka, dukej si një raketë,” tha një grua, dëshmitare e aksidentit.
Dy viktima e aksidentit janë identitifikuar si Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27, ndërsa pasagjeri 28 vjeçari “fluturoi” jashtë makinë dhe po lufton mes jetë. dhe vdekjes në Poliklinikën Tor Vergata.
Të tre, me origjinë shqiptare, banues në periferi të Romës, mes Tor Bella Monaca dhe Ponte di Nona, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës.
Në fakt, të gjithë pa dokumente u identifikuan falë gjurmëve të gishtave të marra në morgun e qendrës së mjekësisë ligjore Tor Vergata.
Pas përplasjes, BMW është përfshirë nga zjarri në pjesën e përparme ku ndodheshin dy trupat e pajetë të shqiptarëve.
Nga kontrollet e kryera makinës i janë vjedhur targat e një BMW X1 në Cassino ndërsa nga numri i shasisë është konstatuar se është vjedhur një BMW seria 4.
Makina shumë e fuqishme, me shpejtësi maksimale rreth 250 km/h, dyshohet se mund të jetë përdorur për të kryer krime, ndoshta duke ndryshuar herë pas here targat.
Brenda mjetit policia gjetielektrik, leva dhe mjete të tjera të dobishme për të kryer grabitje, të cilat duke ngritur dyshimet se shqiptarët qëndrojne pas disa vjedhjeve në zonë përgjatë këtyre javëve.



