Një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste në Durrës, PS mbledh sot në Kryesi grupin parlamentar.
Burime për Vizion Plus bëjne me dije se në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Në mbledhje do të diskutohet mbi dakordësinë e arritur me deputetët e Rithemelimit për rikthimin e Kuvendit në normalitet.
Kreu i qeverisë pritet t’u lërë porositë e tij ligjvënësve socialistë për qëndrimet që duhet të mbajnë dhe aktivizimin e tyre në parlament.
Kujtojmë se një javë më parë në Konferencën e Kryetarëve, PS u dakordësua me Rithemelimin për ngritjen e dy nga tetë komisionet hetimore që opozita ka kërkuar.//