Skip to content

Këto ishin vendet me ndotjen më të madhe të ajrit në vitin 2023

gettyimages 1843514665

Shifrat për cilësinë globale të ajrit janë jo të mira, siç zbulon raporti përkatës i IQAir i botuar të martën, me vetëm shtatë vende që arrijnë t’i “qëndrojnë besnikë” udhëzimit vjetor për grimcat (PM2.5) të OBSH-së.

Këto vende janë: Australia, Estonia, Finlanda, Grenada, Islanda, Mauritius dhe Zelanda e Re.

Në të kundërt, pesë vendet më të ndotura në vitin 2023 ishin:

Bangladeshi (79.9 µg/m3), 15 herë më i lartë se udhëzuesi vjetor i OBSH-së për grimcat

Pakistani (73.7 µg/m3) 14 herë më i lartë se udhëzimi vjetor i PM-së i OBSH-së

India (54.4 µg/m3) 10 herë më e lartë se udhëzimi vjetor i PM-së i OBSH-së

Taxhikistani (49,0 µg/m3) 9 herë më i lartë se udhëzimi vjetor i PM-së i OBSH-së

Burkina Faso (46.6 µg/m3) me një normë 9 herë më të lartë se udhëzimi vjetor i OBSH-së për grimcat.

Duke shkaktuar një në nëntë vdekje në mbarë botën, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth shtatë milionë vdekje të parakohshme në mbarë botën çdo vit. /