Apeli i Posaçëm ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Ish-zv.ministrit i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili kërkoi zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të lehtë.
Rjepaj po ashtu kundërshtoi edhe zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë , por edhe kjo kërkesë është refuzuar.
Ai ka qenë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik në shkurt 2013, kur u hap gara për koncesionin pej 100 milionë euro. Në lidhje me këtë dosje, është marrë në pyetje më tepër se njëherë Klodian Rrjepaj, në cilësinë e ish-zv ministrit të Shëndetësisë dhe janë pyetur edhe anëtarët e koncesionit.
Rjepaj ka qenë zyrtari i parë që në 2016 u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për tre koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.



