Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një bashkëbisedim me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes, foli edhe për përfundimin e afatit të Reformës Zgjedhore.
Bardhi tha opozita gjatë këtyre dy viteve nuk mori asnjë aksion dhe nuk bëri asnjë stratëgji për ta çuar përpara këtë komision.
Gazmend Bardhi: Një koment kam për Reformën Zgjedhore, i kemi lënë dy vite që ta cojnë përpara Reformën Zgjedhore, deshën të flinin gjumë, të reagonin kur reagoi Grupi Parlametar për t’i nga karriget dhe tani bërtasin.
Reformën po e dështojnë ata që për dy vite nuk bënë asnjë punë, nuk morën asnjë aksion në parlament, por qëndruan në karrige pa bërë asnjë punë.
Ne e dimë që Rama nuk e do Reformën Zgjedhore, ai do t’i vjedhë zgjedhjet, Rama është armik, ama ishte detyrë e opozitës që në këto dy vite të ndërmerrte strategji.
Ne kemi marrë angazhimin për të vijuar betejën tonë për Reformën Zgjedhore, do të shtyjmë sa të mundemi për këtë Reformë.



