Numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm terrorist, mrëmjen e djeshme në një sallë koncertesh pranë Moskës ka shkuar në 133.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 11 persona, katër prej të cilëve janë të përfshirë drejtpërdrejt në masakër.

Përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vitet e fundit, e ka marrë organizata terroriste “Shteti Islamik”. Megjithatë, Rusia thotë se po heton një lidhje me Ukrainën, pavarësisht se Kievi mohon çdo përfshirje në ngjarjet e djeshme.

Mediet e huaja kanë bërë publike një video ku shfaqet njri prej të dyshuarve, i cili po merret në pyetje.

Ai thotë se u largua nga Turqia më 4 mars dhe mori udhëzime nga persona të panjohur përmes Telegramit për të kryer sulmin në këmbim të parave.

Burri shihet duke u dridhur gjatë marrjes në pyetje. Ai fillimisht shihet i shtrirë me fytyrë poshtë me duart pas shpine dhe mjekrën e tij të mbështetur në çizmin e një burri të veshur me uniformë kamuflazhi. Më vonë, ai shihet në gjunjë.

BREAKING: INTERROGATION VIDEO OF MOSCOW TERROR SUSPECT

HE CLAIMS HE WAS RECRUITED VIA TELEGRAM:

‘Police: “What did you do in Crocus?”

Suspect: “Shot.”

Police: “Whom?”

Suspect: “People.”

Police: “For what?”

Suspect: “For money. Half a million Rubles.”

Police: “Where did… pic.twitter.com/EBBPahAXQv

— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) March 23, 2024

Një tjetër burrë me prerje dhe mavijosje në fytyrë shihet duke u marrë në pyetje përmes një përkthyesi, teksa ishte ulur në një stol i prangosur.

🇷🇺🚨Terrorist Leader CapturedRussia have released footage of the alleged Terrorist Leader – speaking through an interpreter:-“We lived in hostel with other migrants from Tajikistan. I could not find a job for a long time.Then someone called Abdula text me & offered me to kill… pic.twitter.com/SZJ5aVwyLm

— Javeria Sultan (@javeria_sultan1) March 23, 2024

Rusia ende nuk ka paraqitur prova për ndonjë lidhje të Ukrainës me sulmin.

“Le të jemi të sinqertë për këtë, Ukraina nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto ngjarje”, tha këshilltari ukrainas Podoliak.

“Ne jemi në një luftë të plotë, gjithëpërfshirëse me ushtrinë e rregullt ruse dhe me Federatën Ruse si vend. Dhe pavarësisht gjithë kësaj, gjithçka do të vendoset në fushën e betejës”.

Vladimir Putin, i cili u rizgjodh të dielën e kaluar për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, e ka komentuar publikisht sulmin. Ai tha se personat që janë përgjegjës do ta paguajnë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re