Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ndërprerjen e PPP të aksit Kashar-Thumanë.

“Ky është komunikimi im  i parë zyrtar.

Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Rruga Thumanë – Kashar.
Kjo rrugë është e gjatë 21 kilometra. Ajo i është dhënë me koncesion firmës Gener 2.
Është rrugë fushore dhe ka një kosto të frikshme, plot 337 milionë euro.
Në dokumentat e tenderit rezulton se qeveria do të dalë garant, për kredinë që do të marrë firma ndërtuese Gener 2.
Specialistët nënvizojnë se, ky është një korridor rrugor, por jo një prioritet kombëtar.
Kosto e saj, 16.85 milionë euro për kilometër, është jashtë cdo norme ndërtimore, duke e krahasuar edhe me rrugët më malore të rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re