Skip to content

156 të paraburgosur në Vlorë i drejtohen deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale!

E491CF3E 5E3D 4D0A 9310 BC4A8F4256EE

156 persona të cilët vuajnë dënimin në paraburgimin e Vlorës kanë nënshkruar një peticion të cilin ja drejtojnë deputetëve të kuvendit të Shqipërisë.

Të burgosurit i kërkojnë deputetëve të miratojnë amistinë penale. Ata shkruajnë se janë aftësuar dhe kanë përfunduar edhe kurset profesionale.
Ata kërkojnë lirim të të burgosurve me dy vite, ulje të dënimit të personave të cilët amnistia penale jua jep këtë të drejtë dhe përfshirjen në amnisti edhe të GJKKO-së.