Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se aktori i njohur Reshat Arbana i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, që ka pasur sukses.
“Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë”, shkruan Koçiu.



