Skip to content

I vuri zjarrin qëllimisht koshave të mbeturinave, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër, pasi i ka vënë qëllimisht zjarrin koshave të mbetjeve urbane.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa i riu akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

I vuri qëllimisht zjarrin koshave me mbetje urbane, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan shtetasin Dh. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, i ka vënë qëllimisht zjarrin, koshave me mbetje urbane.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“”