Skip to content

Zjarr i madh në Selenicë, zjarrfikësit në luftë me flakët për më shumë se një orë, era ndihmon në përhapjen e tyre

DFA798C2 30AF 4558 94D4 BFF4635C85A9

Një zjarr ka rënë në fshatin Penkovë në Selenicë të Vlorës, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për të shuar flakët.

Gazetari Mikel Marsi raporton se zjarri është aktiv prej rreth 1 orë dhe ka djegur sipërfaqe me kullota dhe bimësi.
E ndihmuar dhe nga era e fortë që prej dy ditësh ka përfshirë Vlorën por dhe temperaturat e larta zjarrfikësit po mundohen që ta izolojnë dhe më pas ta shuajnë këtë sipërfaqe me kullota dhe pemë.