Presidenti i Rusisë. Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan gjatë një Samiti për Sirinë. 27 Tetor 2018.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Rusisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohen të mëkuren në Moskë.

Turqia ka njoftuar se takimi do të përqendrohet në propozimin e Ankarasë për krijimin e një “zone të sigurisë” në Siri.

Një komunikatë e lëshuar para takimit, nga ana e Kremlinit, thotë se presidentët Putin dhe Erdogan “do të diskutojnë për Sirinë”.

Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta të konfliktit në Siri.

Rusia mbështet Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, përderisa Turqia është në anën e luftëtarëve opozitarë të cilën janë kundër Qeverisë së al-Assadit.

Por Rusia dhe Turqia janë pajtuar për të kordinuar operacionet në teren pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria.rel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re