Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha pas akuzave të këtij të fundit se projekligji për Amnistinë Penale shpërblen të dënuarit nga GJKKO.
Manja ironizoi duke thënë se Lulzim Basha “i ka thënë lamtumirë është zanatit të juristit”, teksa shtoi “mos e merrni serozisht”.
Ministri i Drejtësisë theksoi se kreu i PD-aë e ka lexuar mbrapsht projekligjin, duke shtuar se “duihet të jemi seriozë, gjithçka ka limit”
“Me këtë që tha Basha i ka thënë lamtumirë është zanatit të juristit. Më vjen keq po këtë kam, mirë që nuk e ka lexuar ligjin por e lexon edhe nga e prapa. Tani paska i thënë mirupafshim këtij zanati, tani as vetë ai nuk e di çfarë është politikan, jurist. Mos e merrni seriozisht. Të dalësh dhe të thuash që përfitojnë të dënuarit nga GJKKO, kur është e shkruar e zeza mbi të bardhë, duhet të jemi serioz. Gjithçka ka limit”, iu drejtua Manja.
LEXONI EDHE: “Amnistia Penale shpërblen zyrtarët e korruptuar dhe të dënuar nga GJKKO”- Basha: Pazar i ulët anti-SPAK! Ndëshkohen opozitarët dhe protestuesit



