
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë vendosur të nisin protestat me 16 shkurt në kryeqytet. Protesta do të nisi në orën 11 dhe do të zhvillohet para kryeministrisë.
Ndërkohë kreu i PD-së kishte paralajmëruar më heret protesta, por nuk kishte përcaktuar një datë për nisjen e tyre.
Vendimi është marrë gjatë orëve të pasdites së të martës nga kryesia e pd dhe në konsultim me krerët e partive aleate.
Ndërkohë që është vendosur gjithashtu se protesta do të përhapet qytete të ndryshme të Shqipërisë, përmes këtyre protestave opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama.