Skip to content

Lezhë/ Të moshuarit i shpërthen bombola e gazit teksa përgatiste kafen, përfundon në spital

A0B714BB 0294 4FBA B517 33F145A1FC6E

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Raportohet se në momentin e shpërthimit brenda banesës gjendej një çift të moshuarish, prej të cilëve ka marrë dëmtime 70-vjeçari Shtjefen Tushi.

Ky i fundit ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, ndërsa mësohet se ai ka marrë lëndime në duar pasi ka tentuar të shuajë flakët në banesë.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës dhe falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë i mundur neutralizimi i flakëve.