Makinës së drejtoreshës së tatim-taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, iu është vendosur flaka gjatë mbrëmjes në garazhin, ku e kishte parkuar.

Siç shihet në video, xhami i përparmë i mjetit tip “Volkswagen” është i thyer, ndërsa është djegur pjesërisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” mbrëmjen e së dielës (7 prill), ndërsa në polici janë shoqëruar disa shtetas.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re