Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka uruar paqe dhe shëndet për të gjithë në këtë ditë të shenjtë.
Reagimi i plotë:
Ambasada e SHBA në Tiranë uron përzemërsisht të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin.
Duke shënuar fundin e Ramazanit, Fitër Bajrami është një festë e rrënjosur në falënderim, mirësi dhe dhurim, sjellë përmes lutjes dhe akteve të bamirësisë.
Paqja dhe shëndeti qofshin me të gjithë ata që festojnë në këtë ditë të veçantë.