Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 prill) në fshatin Bërdicë të Shkodrës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi, Amarildo Gjergji, ndërsa autor i dyshuar, Gent Dushku.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.