Skip to content

Thaçi: Bashkimi i Mitrovicës proces i pandalshëm

50472003 2422231641180514 831496155153039360 n

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar këtë të martë me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

 

Në këtë takim kreu i shtetit ka deklaruar se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.

 

Sipas Thaçit, kjo është në dorën e institucioneve të tjera, ngase tashmë Mitrovica e ka thënë fjalën e vet.

 

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”.