Ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga opozita paraditen e sotme (19 prill) para Bashkisë së Tiranës.

Ambasada ka dënuar aktet e dhunës, duke u shprehur se e drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna është e pajustifikueshme.

Reagimi:

Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re