Lulzim Basha bën pjesë tek ata politikanë që pak zgjedhë të kalojë kohë në oborrin e Parlamentit.

Veç rasteve ku gazetarët e ndalojnë për konferenca për shtyp, Basha vështirë se preferon që të shpenzojë kohë në oborrin e Parlamentit. Megjithatë, me gazetarët ka edhe një marrëdhënie më të ngushtë, veç asaj që shohim në lajmet e politikës.

Dhe kjo foto duket se e konfirmon këtë fakt. Teksa ka dalë nga seanca plenare dhe ka qenë duke u ngjitur në makinën e tij, kryedemokrati ka vendosur që të bëjë një bisedë me gazetarët, por në distancë.

I qeshur dhe plot batuta, Basha ka qëndruar disa minuta duke biseduar me gazetarët, që kanë qenë nga krahu tjetër i Parlamentit.

Një pamje kjo që nuk na ndodh shpesh ta shohim nga Basha, por duket se gazetarët ia kanë dalë që ta nxjerrin disi nga “lëkura” e politikanit klasik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko