Deputeti i PS-së, Ilir Metaj ka ironizuar kryetaren e Komisionit Hetimor për Check-up dhe Sterilizimin, teksa u shpreh se “s’jemi në ‘Albana Vokshi Fun Club”.

Deputeti Metaj theksoi se nuk do të pranojnë të jenë në tavolinë thjesht në rolin e statistikës, duke shtuar se do të japin opinionin e tyre.

“Ju mund të doni që koha e këtij komisioni të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit uaj të artikuluar por nuk funksionon kështu komisioni hetimor”, u shpreh ai.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Metaj: Jemi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dhe jo në Albana Vokshi Fun Club, kështu që të paktën asnjë nga ne, të anës këtej të tavolinës nuk e pranojmë rolin e statistikës në skenarin e parashkruar nga ju.

Keni treguar qartë dhuntinë tuaj për të marrë tezat dhe antitezat e rregullores dhe për të prodhuar një sintezë ku rregullorja, ka vetëm pikat që sugjestionohet nga pëlqimi juaj.

Edhe vetë Hegel do t’ju duartrokiste fort. Ju mund të doni që koha e këtij komisioni të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit uaj të artikuluar por nuk funksionoin kështu komisioni hetimor.

Do të duhet të mbijetoni me opinionet tona dhe t’i respektoni deri në fund.

Albana Vokshi: Për të respektuar kërkesat tuaja, miratuam rendin e ditës. Ju kujtoj që hetimi fillon me dërgimin e kërkesat e nismëtarit, pastaj pasi merren provat miratohet plani. Plani është për dijeni, jo për miratim plani. Nuk jemi fare në dijeni të këtij plani. Po dezinformojni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko