Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza se bashkëpunëtorë të Luzim Bashës, miq të ish-ministres Olta Xhaçka, kanë ndërhyrë tek kreu kësaj force politike për të penguar mocionin për deputeten.
Nga Gjykata Kushtetuese, ku depozitoi sërish padinë për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi u shpreh se Lulzim Basha “është një individ që i ka hyrë shumë në qejf të flasë me vete”, duke shtuar se “i shkon ky lloj modeli”.
Ai iu drejtua gazetarëve duke thënë se “pyeteni Bashën kush janë bashkëpunëtorët e tij, që kanë miqësi me Olta Xhaçkën dhe i kanë ndërhyrë Bashës për të penguar mocionin kundër saj”.
Gazment Bardhi: Basha, edhe pse nuk do të doja të merresha me të sepse do të duhet të flasim për gjëra serioze, jo për individ që i ka hyrë shumë në qejf të flasin me vete. Se kush flet me veten ju e dini, e kam parë edhe që i shkon ky lloj modeli.
Basha nuk ka firmosur as herën e parë për mandatin e Xhaçkës dhe arsyet ai i di fort mirë. Basha nuk ka pranuar të firmosur edhe mocionin e 1/10 që në nisje të kësaj procedure.
Pyeteni për Bashën për arsyen dhe se kush janë bashkëpunëtorët e tij, që kanë miqësi me Olta Xhaçkën dhe i kanë ndërhyrë Bashës për të penguar mocionin kundër Olta Xhaçkës.