Kryeministri Ramush Haradinaj është i vendosur për qëndrimin e tij ndaj Serbisë dhe Rusisë derisa nuk ka njohje.
Shefi i Qeverisë në lidhje me qëndrimin e ambasadës së SHBA-së është shprehur se nuk ka ende një përgjigje, për këtë kërkoi pak kohë. Ndërsa për kërkesat e PSD-së për votim të buxhetit, kryeministri tha se do t’i zbatojnë ato, veçse nuk tregoi kur do të ndodh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë.
Ndërkohë ambasada amerikane në Kosovë përmes një njoftimi për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve.
“Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilateral”.



