Donald Hoxha, i dënuar për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi rreth 15 vite më parë, është ekstraduar nga Britania e Madhe.

Foto arkive

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë një 34-vjeçar, i dënuar për vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin

 

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municionit”. Ai akuzohet se në datën 22.07.2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri shtetasin Roland Rexhepin.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Mançester/ Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Rexhepi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesë së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re