Një 58-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Përrenjasit ditën e djeshme (24 prill) pasi u largua nga banesa.

Ka qenë kushëriri i 58-vjeçarit, banues në fshatin Katjel, i cili ka alarmuar policinë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm pasi kanë gjetur veshjet dhe biçikletën e tij në afërsi të rezervuarit.

“Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm”, raporton policia.

 

Shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit.

Gjithashtu, për gjetjen e trupit të 58-vjeçarit me iniciale Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re