Përfaqësuesja e Francës në hendboll sot korri fitore ndaj Gjermanisë dhe mori vendin e tretë në Kampionatin Botërorë, raporton AA, transmeton KosovaPost.

Pas barazimit të fundit në fazën e grupeve, hendbollistët e Francës dhe Gjermanisë edhe sot treguan një ndeshje me plot emocione në sallën Jyske Bank Boxen në Heming të Danimarkës.

Gjermanët gjysëm pjesën e parë e përmbyllën me avantazh 13:9, por në gjysëm pjesën e dytë kampioni aktual i botës, Franca, ishte më mirë dhe në fund të ndeshjes arriti fitore me rezultatin 26:25.

Golin vendimtarë në sekondat e fundit të ndeshjes e shënoi Nikola Karabatiç.

Në ora 17:30 sot luhet finalja e Kampionatit Botërorë në Hendboll ku për titullin e kampionit do të përballen Danimarka dhe Norvegjia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re