Skip to content

Vendimi i Apelit të GJKKO për Berishën, avokat Gjokutaj: Lideri i opozitës po mbahet në arrest shtëpie pa u zhvilluar hetime dhe pa prova të tjera

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”  për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të akuzuar për aferën “Partizani”.

Avokati i Berishës, në një komunikim për mediat pas dhënies së vendimit tha se SPAK po sillet si një parti politike, ndërkohë  që lideri i opozitës po mbahet në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa pasur prova të reja.

Ai shton se ata deri më tani kanë humbur disa beteja, por jo luftën dhe do të vazhdojnë në rrugën ligjore.

“Derigjenca dy mujore ishte kopje e dy muajve të para. I njëjti tekst me të njëjtat fakte. Kishte një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri.

Kjo ishte një risi që besoj do ti japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur sepse janë shumë fashikuj që ata ti prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst.

Ky është një skandal e vete, ndërsa lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa u përcaktuar prova të reja.

Ne nuk kemi humbur në shkallët e gjykatave ne kemi konstatuar shkeljet skandaloze në këtyre gjykatave. Ne kemi humbur disa beteja, por nuk kemi humbur luftën.

SPAK po vepron si parti politike, por ne do të vazhdojmë në rrugë ligjore” tha Gjokutaj.

 

“”