Ministri i Financave, Ervin Mete në fjalën e tij në Prezantimin e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike, ndër të tjera tha se borxhi publik për herë të parë që nga viti 2011 zbriti nën nivelin 60%.
Ai shtoi se Shqipëria është në një moment pozitiv ekonomik dhe treguesit kryesor makroekonomik kanë shënuar përmirësime të ndjeshme.
Mete shton se gjatë vitit 2024 projektohet të arrihet një nivel mbi 28% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbledhjes së të ardhurave.
Mete: Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme që kanë sjellë avancime domethënëse edhe në procesin e integrimi evropian dhe në këtë kuadër edhe plani i rritjes i miratuar se fundmi nga PE do të shërbejë si shtysë.
Shqipëria po kalon një moment pozitiv ekonomik. Treguesit kryesor makroekonomik kanë shënuar përmirësime të ndjeshme.
Borxhi publik për vitin 2023 zbriti për herë të parë që nga viti 2011 nën nivelin 60%, ndërkohë që pritet të vijojë këtë trajektore edhe në vitit në vazhdim.
Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozitive, ndërsa u shënua një përmirësim i ndjeshëm i bilancin të llogarisë koherente ndikuar me sektorin e turizmit dhe investimet e huaja direkte që arritën në nivelin më të lartë vitin e kaluar prej 1.5 miliardë euro.
Ka vijuar performanca e mirë e të ardhurave edhe gjatë muajve të parë të vitit 2024, përgjatë të cilit projektojmë të arrijmë një nivel mbi 28% PBB sa i përket mbledhjes së të ardhurave.
Vitin e kaluar u shënua niveli me i ulët e detyrimeve të prapambetura që nga momenti i nisjes së monitorimit në vitin 2016.
Në dekadën e fundit, gjatë zbatimit të dy strategjive ka pasur progres të konsiderueshëm.



