Policia e Vlorës pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku është grabitur duke thyer xhamin e makinës një çifti italian dhe janë vjedhur së bashku me cantën një vlerë 2500 euro.
Është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në momentin e arrestimit mbasditen e sotme në lagjen 28 Nëntori.
Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës autori i dyshuar ka vërejur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të iki me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij. Sipas informacioneve i ndaluari rreth 35 vjec, Ervis Myrtaj, sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.
Polica po e kontrollon në makinën e tij si dhe çantën që ai la në makinë dukeju larguar me vrap policisë.



