Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe po vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së 24-vjeçarit, Jaser Osmani.
“Blutë” bëjnë më dije se autori i dyshuar është një 46-vjeçar, banues në Shkodër.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori pas një konflikti të çastit me të riun, e ka plagosur këtë të fundit me një plumb në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion shtesë
Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.
Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.
