Vetëm pak muaj më parë, Blendi Gonxhja mori postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni, ajo që është quajtur edhe super ministria.
E që prej këtij posti, prania e tij në Parlament ka qenë thuajse e përjavshme. Shpesh e kemi parë të mbërrijë në ambientet e Parlamentit në këmbë dhe vetëm.
Ndonëse është një ndër socialistët e vjetër dhe miq e kolegë ka shumë nga radhët e PS, Gonxhja zgjedh të vijë i vetëm si dhe të mos të humbë kohë në oborr, me biseda dhe takime. Por duket se ministri ka zgjedhur që mos të ketë as shoferë, dhe truprojë, ashtu si shumë kolegë të tijtë.
Paparaci ynë kanë mundur ta fotografojnë, kur ai ka mbërritur në Parlament me makinën e tij, të cilën ka qenë duke e drejtuar vetë. Pasi ka parkuar ai është drejtuar nga Parlamentit, pa humbur shumë kohë.
