Një 73-vjeçare u gjet pa shenja jete ditën e sotme në banesën e saj në lagjen “21 dhjetori” në Tiranë.

Shtetasja, Rafije Abedini 73-vjeç, sipas vajzës së saj vuante nga sëmundje të shumta, ndërsa kishte hequr edhe gjirin nga kanceri.

LEXO EDHE: Një grua gjendet e pajetë brenda banesës në Tiranë, viktima me shenja gërvishtje në fytyrë

Ajo shton se pjesa e djathtë e fytyrës së nënës së saj ishte e nxirë, ndërsa prej një jave ka qenë e vetme në shtëpi dhe prej dy javësh thuajse nuk lëvizte fare.

Viktima, sipas vajzës së saj ka pasur shenja, të cilat i janë theksuar javën e fundit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re