Skip to content

EMRAT/ Vrau me thikë nënën e tij në mes të bulevardit, identifikohet e moshuara dhe djali i saj

LEZHEEE

Një ngjarje e rëndë u regjistruan ditën e sotme (13 prill) në qytetin e Lezhës, ku 62-vjeçari Arsen Ferit Dani goditi për vdekje me thikë nënë e tij 88-vjeçare, Gjylije Dani.

Pas ngjarjes 62-vjeçari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendo është arrestuar nga policia.

LEXO EDHE: Djali masakroi nënën me thikë, dalin detaje nga krimi në familje! Arrestohet 62 vjeçari, ja çfarë dyshohet

Po ashtu autoritetet kanë sekuestruar mjetin prerës, thikë, me të cilin është kryer vrasja.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

“”