Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë (13 maj) në Bulqizë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe nga raportimet e para thuhet se është qëlluar drejt një makinë që ka qenë e parkuar.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë policia dhe një grup hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.

Nderkohe Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë,  shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar,  në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re