Skip to content

E qëlloi me plumb në kokë, vrasësi i efektivit të “Shqiponjave” ende i lirë! Policia ngre pika kontrolli për kapjen e 23-vjeçarit

Policia ende s’ka rënë në gjurmët e autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, krim i cili tronditi vendin mesditën e djeshme (13 Maj).

Policia ka ngritur postblloqe dhe po bën kërkime me dron për kapjen e 23-vjeçarit, Asllan alias Azgan Mernica, i cili u zhduk pa gjurmë pasi qëlloi me plumb në kokë efektivin.

Efektivi që u ekzekutua në Baltëz të Fierit, i cili ishte martuar vetëm 1 muaj më parë, ishte veshur me uniformë policie dhe po shkonte të merrte shërbimin kur u përball në rrugë me Asllan Mernicën.

LEXONI EDHE: U qëllua me plumb në kokë, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar 1 muaj më parë! Kush është autori, i vëllai masakroi me thikë Florian Selimin, trupin e pajetë ia hodhi në kanal

Dyshohet se mes tyre ka patur një sherr për përparësinë e kalimit në një rrugë të ngushtë që ndodhej në fshatin Baltëz të Fierit, zonë në të cilën banonte familja Cenalia prej shumë vitesh. Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ ka debatuar me të riun që vinte nga një fshat tjetër, por që kalonte nëpër Baltëz, por ai është larguar pak, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë, duke i marrë jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas telefonatës së banorëve të zonës, ndërsa, i ati i Policit, gjendej në sallën operative të drejtorisë së Policisë së Fierit. Autori, një djalë vetëm 23 vjeç është larguar menjëherë me makinën e tij, një mjet tip ‘Audi’, e ka braktisur atë për tu fshehur.

Për ngjarjen policia ka vendosur një dëmshpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që siguron informacion të vlefshëm për kapjen e tij.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punon jësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23- vjeçarit. Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.

 

Florian Selimi (Majtas); Dy autoret e dyshuar duke shkuar ne gjykate (Djathtas)

VËLLAI I AUTORIT

Autori i ekzekutimit të efektivit në Fier mësohet se është vëllai i një të dënuari me 19 vite burg për vrasje. Ngjarja ku është përfshirë vëllai i Asllan alias Azgan Mernicës ka ndodhur më 13 gusht të vitit 2019 në Fier.

Kiri Mernica dyshohet se në bashkëpunim me e Sadri Selaci masakruan me thikë të riun Florian Selimi dhe më pas trupin e tij e hodhën në një kanal ku u gjet pas disa orësh kërkime.

Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci. 23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja. Sipas Policisë, vrasja është kryer më datë 11 gusht, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur mëngjesin e 12 gushtit në një kanal.

“”