Azgan Mërnica, autori vrasjes së policit në Fier, Norvuz Cenalia ka qenë pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Azgan Mërnica ka pozuar në zgjedhjet e shkuara në krah të deputetit demokrat të Fierit, Luan Baçi më 3 prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti.

Në postimin e tij në Facebook, Luan Baçi shkruante se ishin gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture. “Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votës! Azgan Mernica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.

Ndërkaq, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë edhe pjesëmarrës aktiv në protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re