Policia e Korçës ka vënë në pranga një të 29-vjeçar, i cili dyshohet se i ka shitur 9 monedha floriri, të dyshuara false, pronarit të një argjendarie.

“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar ndaloi shtetasin në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur 9 monedha floriri, të dyshuara false, pronarit të një argjendarie”, njofton policia.

Gjithashtu në pranga është vënë në pranga shtetasi B. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banesës së tij, në cenim të masës së sigurisë, të caktuar nga Gjykata e Korçës, mbi dyshime për një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re