Skip to content

Po ndërtonte një dyqan pa leje në zonë urbane, vihet në pranga 58-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili po ndërtonte pa leje, në lagjen “Guerile”, një strukturë betoni që do të shërbente si dyqan.

Arrestimi i tij është bërë si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonat turistike dhe në ato urbane.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Po ndërtonte një dyqan, pa leje, në zonë urbane, arrestohet 58-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër vunë në pranga shtetasin F. T., 58 vjeç.

58-vjeçari po ndërtonte pa leje, në lagjen “Guerile”, një strukturë betoni që do të shërbente si dyqan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“”